Ballina Bota

GJERMANI – Steinmeier: Rritja e antisemitizmit nuk duhet toleruar

BERLIN, 21 nëntor /ATSH -DPA/ – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje për “vigjilencë”, pasi në një ceremoni shugurimi hebreje ai paralajmëroi një rritje të antisemitizmit në vend.

“Antisemitizmi është, edhe një herë, shumë më i përhapur”, tha ai, në ngjarjen në qytetin verior të Hanoverit, pas vizitës së tij në një shugurim ceremonial në sinagogën lokale.

”Hebrenjtë janë përgojuar, tallur dhe sulmuar fizikisht”, theksoi kreu i shtetit.

Duke kujtuar një sulm terrorist antisemitik të ekstremit të djathtë në qytetin qendror të Halle tre vjet më parë, presidenti tha se ”do të dëshironte që tragjedia të kishte çuar në më shumë përpjekje për të trajtuar antisemitizmin”.

Sipas zyrës së Steinmeier, ky është shugurimi i parë rabinor ortodoks në shtetin e Saksonisë së Poshtme që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vizita e Steinmeier pason raportet për të shtëna me armë në një ndërtesë në sinagogën e vjetër të Essen javën e kaluar.

Autori ende nuk është gjetur. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni për Integrimin miraton projektbuxhetin 2023
Artikulli tjetërKurti: Propozimi i BE-së për targat, i papranueshëm