Ballina Flash

Parashikimi i motit, 19 nëntor 2022

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura me intervale të pakta me diell.

Fillimisht parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar në formë shtrëngatash.

Duke filluar nga orët e pasdites por kryesisht ato të mbrëmjes vonë do të ketë reshjet shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në veriperëndim dhe jugperëndim në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës do jetë intensive dhe shpejtësi me rrahje deri në 13-18 m/s. Parashikohet erë e fortë dhe problematike përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/20 Re shi/rrebesh
Kukës 13/18 Re shi
Lezhë 12/21 Re shi/rrebesh
Dibër 8/17 Re shi
Durrës 13/23 Re shi
Tiranë 13/22 Re shi
Elbasan 13/21 Re shi
Berat 11/23 Re shi
Vlorë 14/23 Re shi/rrebesh
Korçë 9/17 Re shi
Gjirokastër 9/22 Re shi/rrebesh
Sarandë 16/23 Re shi/rrebesh
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Gjermania, Franca dhe Spanja marrëveshje për sistemin ajror luftarak
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/11/2022