Ballina Flash

Vaksinim falas kundër gripit në Vlorë

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Në Vlorë po vazhdon vaksinimi falas kundër gripit, i garantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas MSHMS-së, kombinimi i vaksinës së gripit dhe vaksinës kundra COVID-19 rekomandohet gjatë muajve të dimrit për imunizimin e personave me risk të lartë.

Konkretisht këtu përfshihen grupmoshat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike.

MSHMS i bën apel qytetarëve të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u vaksinuar dhe mbrojtur nga gripi sezonal dhe COVID-19.

Në qendrat shëndetësore në gjithë vendin po vijon paralelisht vaksinimi i qytetarëve kundër gripit dhe COVID-19.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPersonazhet e njohur që u rikthyen në shkollën e tyre “Sami Frashëri”
Artikulli tjetërTEHERAN – Irani reagon ashpër ndaj kritikave të Scholz për protestat