Ballina Flash

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2022

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura deri në mesditë dhe më pas do të ketë edhe intervale kthjellimi.

Gjithashtu parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, këto kryesisht në pjesën jugore.

Në zonat malore në verilindje dhe juglindje në majat e maleve parashikohen reshje bore me intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit do të ketë  prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht jugore dhe zonave luginore fiton shpejtësi 15-18m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/21 Shi diell
Kukës 6/15 Shi diell
Lezhë 12/19 Shi diell
Dibër 2/16 Shi diell
Durrës 10/22 Shi diell
Tiranë 10/22 Shi diell
Elbasan 8/21 Shi diell
Berat 7/21 Shi diell
Vlorë 9/20 Shi diell
Korçë 3/14 Shi diell
Gjirokastër 4/19 Shi diell
Sarandë 11/20 Shi diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia: 25 vjeçari i shoqëruar në tubim kishte mjet prerës, person me probleme të shëndetit mendor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/11/2022