Ballina Aktualitet

SHBA-të, mbështetje Shqipërisë në mbrojtjen kibernetike

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Ambasadori i Posaçëm i SHBA për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale, Nathaniel Fick zhvilloi një vizitë në Shqipëri.

Fick pati takime me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fick u shpreh se, SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve shqiptarë në mbrojtjen kibernetike

“Pata diskutime konstruktive mbi sigurinë kibernetike me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike. SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike”, u shpreh ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale, Nathaniel Fick.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHARM EL SHEIK – Aktivistët e klimës apel qeverive që përmes lëndëve djegëse fosile dëmtojnë mjedisin
Artikulli tjetërAdministrimi i zgjedhjeve nga vullnetarë dhe jo nga partitë, Gjiknuri sjell shembullin e SHBA-së