Ballina Ekonomi

Rritje e paktë e prurjeve nga reshjet në kaskadën e Drinit

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit kanë shënuar një rritje të lehtë pas reshjeve të një dite më parë.

Sipas KESH-it, gjatë datës 5 nëntor në basenin e lumit Drin kanë rënë reshje shiu me intensitet të ulet deri mesatar.

Në total në 24-orët e fundit, KESH informoi se kanë rënë rreth 25 mm, të përqendruara në basenin e liqenit të Komanit.

“Në basenin e Fierzës, i cila ka dhe sipërfaqen më të madhe dhe mundësinë rezervuese në Kaskadë, reshjet kanë rezultuar me intensitet të ulët (më pak se 5 mm)”, bën të ditur KESH.

Konkretisht prurjet ditën e sotme, në orën 13:00 janë: HEC Fierzë 85 m3/s; HEC Koman 60 m3/s; HEC Vau i Dejës 10 m3/s. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Polonia akuzon Putinin për dezinformim
Artikulli tjetërIbrahimaj: 2.5% e PBB-së, mbështetje për energjinë dhe infrastrukturën