Ballina Flash

Parashikimi i motit, 6 nëntor 2022

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin deri në orët e mëngjesit. Më tej reshjet do të mbeten prezente gjatë ditës në pjesën lindore të vendit.

Do të ketë prezencë mjegulline lokale nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/18 Re shi diell
Kukës 8/12 Re shi
Lezhë 12/22 Re shi diell
Dibër 10/13 Re shi
Durrës 12/20 Re shi diell
Tiranë 12/19 Re shi diell
Elbasan 11/21 Re shi diell
Berat 13/20 Re shi diell
Vlorë 13/18 Re shi diell
Korçë 9/13 Re shi
Gjirokastër 8/18 Re shi
Sarandë 16/18 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSporti në shkolla, gati topat me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar për skuadrat
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/11/2022