TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët në jug-perëndim dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri-perëndim në mesditë e më pas. Në orët e para të mëngjesit parashikohet prezencë e mjegullës përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-10 m/sek, e cila fiton shpejtësi në bregdet deri 16 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/23 | Re shi |
| Kukës | 6/19 | Diell re |
| Lezhë | 10/22 | Re shi |
| Dibër | 5/21 | Diell re |
| Durrës | 13/24 | Diell re |
| Tiranë | 11/26 | Diell re |
| Elbasan | 12/26 | Diell re |
| Berat | 6/25 | Diell re |
| Vlorë | 10/22 | Diell re shi |
| Korçë | 6/20 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/25 | Diell re |
| Sarandë | 12/22 | Diell re |























