Ballina Flash

Parashikimi i motit, 2 nëntor 2022

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta, kalimtare kryesisht në relievet malore. Në orët e para të mëngjesit parashikohet prezencë e mjegullës përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në mesditë. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/25 Diell
Kukës 7/21 Diell
Lezhë 10/25 Diell
Dibër 7/20 Diell
Durrës 12/24 Diell
Tiranë 12/25 Diell
Elbasan 12/26 Diell
Berat 11/25 Diell
Vlorë 9/26 Diell
Korcë 6/20 Diell
Gjirokastër 4/24 Diell
Sarandë 11/24 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak12% më shumë buxhet për Bujqësinë, Krifca: Mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/11/2022