TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uroi sot Ditën e Republikës së Turqisë.
Në urimin e saj Nikolla thekson se, Shqipërinë dhe Turqinë i lidh një miqësi e ngushtë tradicionale.
“Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, i përcjell urimet më të mira popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Kryetarit të saj, Mustafa Şentop”, shprehet Nikolla.
“Shqipërinë dhe Turqinë i lidhin një miqësi e ngushtë tradicionale, marrëdhënie politike të shkëlqyera, partneriteti strategjik, bashkëpunimi si anëtarë të NATO-s, bashkëpunimi i gjerë ekonomik e tregtar, solidariteti i pashoq për të përballuar sfidat e vështirësitë, mbështetja për Kosovën dhe kontributi për zhvillimin e paqen në rajon e më gjerë.”, shkruan Nikolla në urimin e saj.























