MAJEMI, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Turistët që merrnin rreze në plazhet e Floridas panë të lundronin javët e fundit topa të mbushur me kanabis të sjellë nga batica.
Por, policia ndërhyri menjëherë dhe as që u bë fjalë që ata të prekeshin.
Një anije trafikantësh që është përmbysur? Një parashutim i gabuar?
“Është e vështirë të dihet aktualisht nga vijnë këto topa me kanabis”, njoftoi sot zëdhënësi i policisë së qarkut Sant Xhons, në veri të Floridas.
Në total, autoritetet e tre qarqeve të Floridës, Sant Xhons, Voluzia dhe Flagler, kanë ”peshkuar” rreth 90 kilogramë kanabis, ndonëse pesha reale është më e ulët, sepse ngarkesa ishte me lagështirë.
Ndonëse në Florida është i ligjshëm përdorimi terapeutik i kanabisit, forcat e policisë u kërkuan të gjithë persnave që gjejnë rastësisht këto pako, që t’i lajmërojnë./ /G.S/ a.jor.






















