Ballina Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën e pedagogëve

TIRANË, 24 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike mbështet kërkesat e pedagogëve.

“Unë jam sot këtu gjithashtu, për të shprehur dhe rikonfirmuar mbështetjen e plotë për suksesin e vërtetë të lëvizjes sindikaliste universitare. Sot pedagogët e universiteteve dhe studentët protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin. Me këtë rast i garantoj se Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e tyre dhe merr përsipër absolutisht adresimin me përparësi të plotë të çdo kërkese që ata kanë paraqitur deri sot, madje dhe përmirësime të tjera”, tha ai në një deklaratë për media.

Berisha theksoi se rrogat e pedagogëve në Shqipëri janë më të ulëta se rrogat e pedagogëve në Kosovë.

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim se rrogat e pedagogëve të universiteteve tona nuk mund të jenë asnjëherë dhe kurrë më të ulëtat se ato të Prishtinës. Se buxheti shkencor do të shumëfishohet. Se çdo student do të marrë të paktën 100 euro subvencion për shtrenjtimin e jetës në kushtet e sotme”, u shpreh ai.

Berisha foli dhe për ngjarjen e të riut 32-vjeçar, ku vuri theksin te vazhdimi i protestave të qytetarëve.

“Ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestat më gjithë forcën dhe format e saj, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten. Të mos vritet 32-vjeçari në makinat apo stacionet e policisë sikur të mos ishte njeri”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRepublika e Shqipërisë hap Konsullatë Nderi në Debrecen
Artikulli tjetërBE dhe Qeveria avancojnë Kosovën në rrugën e integrimit në BE përmes arsimit