Ballina Flash

PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë

TIRANË, 24 tetor /ATSH-I.Vata/ Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit.

Në një deklaratë për mediet, PD thekson se, ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

“Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të medieve në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLinjë direkte Zagreb-Tiranë, mbështetje projektit të Autostradës Blu
Artikulli tjetërRaporti i BB: Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon