TIRANË, 24 tetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare të cilat do të jenë prezentë kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht vranësira të larta dhe transparente.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzim në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/27 | Diell |
| Kukës | 10/25 | Diell |
| Lezhë | 13/27 | Diell |
| Dibër | 8/25 | Diell |
| Durrës | 14/29 | Diell |
| Tiranë | 14/29 | Diell |
| Elbasan | 12/30 | Diell |
| Berat | 11/29 | Diell |
| Vlorë | 14/29 | Diell |
| Korçë | 10/25 | Diell |
| Gjirokastër | 7/29 | Diell |
| Sarandë | 14/28 | Diell |






















