Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 tetor 2022

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri  me shpejtësi mesatare 1-7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 8-12 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/26 Diell
Kukës 6/17 Re diell
Lezhë 8/25 Diell
Dibër 5/17 Diell
Durrës 14/26 Diell
Tiranë 12/27 Diell
Elbasan 13/26 Re diell
Berat 7/27 Diell
Vlorë 11/27 Diell
Korçë 5/17 Re diell
Gjirokastër 4/26 Diell
Sarandë 13/26 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeknologjitë e reja, grant deri në 80% të kostos për projektet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/10/2022