TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore dhe në pjesën bregdetare.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 8-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/24 | Re diell |
| Kukës | 8/22 | Re diell |
| Lezhë | 16/24 | Re diell |
| Dibër | 7/22 | Diell |
| Durrës | 13/24 | Re diell |
| Tiranë | 12/25 | Diell |
| Elbasan | 13/26 | Diell |
| Berat | 9/26 | Diell |
| Vlorë | 10/25 | Re diell |
| Korçë | 6/23 | Diell |
| Gjirokastër | 5/24 | Diell |
| Sarandë | 12/23 | Re diell |












