LONDËR, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Udhëheqja ushtarake e Rusisë po vihet gjithnjë e më shumë nën presionin e aktorëve gjithnjë e më të ndryshëm brenda sistemit rus, nën dritën e pengesave që trupat e vendit po vuajnë në Ukrainë, sipas shërbimeve sekrete britanike.
”Ndërsa kritikat deri më tani nuk i janë drejtuar lidershipit politik, tendenca e shprehjes publike të mospajtimit kundër establishmentit rus ka të ngjarë të jetë e vështirë të ndryshohet”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e saj të të dhënave të shërbimeve sekrete nga lufta.
Sipas përditësimit, kritikët kryesorë përfshijnë liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe pronarin e kompanisë ushtarake private të ”Wagner Group”, Yevgeny Prigozhin, si dhe prezantuesit e televizionit të miratuar nga shteti, yjet e pop-it dhe një komunitet gjithnjë e më i zëshëm i blogerëve ushtarakë ultra-nacionalistë.
Megjithatë, në rastin e Kadyrov dhe Prigozhin, të parë si figura kryesore brenda një blloku pro luftës, kritika e tyre “varet nga argumentet për angazhim më të madh të shtetit dhe gatishmëri për të përshkallëzuar.”
Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar përditësime mbi rrjedhën e luftës ruse kundër Ukrainës që nga fillimi i saj, në fund të shkurtit./ a.jor.























