Ballina Flash

Parashikimi i motit, 8 tetor 2022

TIRANË, 8 tetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta e lokalisht mesatare kalimtare dhe kryesisht orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-3m/sek, ndërsa në bregdet 4-5m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 Diell re të larta
Kukës 8/24 Diell re të larta
Lezhë 15/25 Diell re të larta
Dibër 8/22 Diell re të larta
Durrës 14/26 Diell re të larta
Tiranë 15/26 Diell re të larta
Elbasan 15/27 Diell re të larta
Berat 10/28 Diell re të larta
Vlorë 14/26 Diell re të larta
Korcë 7/24 Diell re të larta
Gjirokastër 9/27 Diell re të larta
Sarandë 15/26 Diell re të larta

   

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim: Procedura transparente dhe gjykata të pastra, të nevojshme për investimet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/10/2022