Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 38 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit ka pasur 38 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk ka pasur humbje jete.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 38 qytetarë, në këto bashki: 15 në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetar në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.

Janë 390 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,285 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Statistika (6 tetor 2022)

Raste të reja ditore       38

Të shëruar në 24 orë     28

Të shtruar në spitale     5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore           650

Testime totale        1,985,099

Raste pozitive         331,264

Raste të shëruara   327,285

Raste aktive            390

Humbje jete           3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 241

Elbasan 35

Vlorë 28

Fier 20

Shkodër 15

Lezhë 13

Gjirokastër 12

Durrës 10

Dibër 8

Korçë 4

Berat 3

Kukës 1

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Rrjeti elektrik ESO paralajmëron për ndërprerje të energjisë
Artikulli tjetërBRUKSEL – Hyjnë në fuqi sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë