Ballina Flash

Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Në një intervistë televizive kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se pas 60 ditësh pritet të nisë dhe puna në kantier për ndërtimin e shtëpisë së re të artistëve shqiptarë.

“Ka punë pafund që duhen mbaruar në mandatin e 3-të, absolutisht. Ne sot sapo hapëm garën e Teatrit Kombëtar, unë besoj që në krye të 60 ditëve kur mbaron procesi i garës, duke qenë se është një garë ndërkombëtare, ne do kemi mundësi që të fillojmë punimet me shpresë rreth ditëve të “Vitit të Ri” dhe le të themi të na gjejë “Viti i Ri” në atë kantier”, tha Veliaj.

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art.

Godina e re do të ofrojë një dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralel me të.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Franca nis shtetëzimin e plotë të kompanisë së energjisë elektrike EDF
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE miraton përdorimin e karikuesve universalë të pajisjeve celulare për vitin 2024