Ballina Aktualitet

Dita e Ribashkimit të Gjermanisë, Nikolla: Mirënjohës për mbështetjen

TIRANË, 3 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli mesazh urimi me rastin e 3 tetorit, Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë.

Në mesazhin e urimit, Nikolla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin, demokratizimin dhe integrimin evroatlantik të Shqipërisë.

“Sot populli gjerman feston Ditën e Ribashkimit. Pas 41 vjet ndarjeje, me rrëzimin e Murit të Berlinit, kombi gjerman u bashkua dhe “rrëzoi” edhe ”muret” e tjerë ndarës. Pas tre dekadash, Gjermania u rrit  e u zhvillua dhe sot është bërë lokomotiva ekonomike dhe politike e Evropës. Ribashkimi i Gjermanisë përshpejtoi ritmet e ndryshimit dhe demokratizimit të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Gjermania është ndër mbështetëset më të fuqishme të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evroatlantik të Shqipërisë. Ne, shqiptarët, i jemi gjithashtu mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e pavarësisë, zhvillimit, rritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe integrimit evroatlantik të Kosovës. Gëzuar Gjermani!”, shkroi kryetarja e Kuvendit, Nikolla në rrjetet sociale. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSARAJEVË – Beqiroviç, Komshiç dhe Cvijanoviç anëtarët e rinj të presidencës së BH
Artikulli tjetërPaketa e Rezistencës Sociale, Ibrahimaj: Konsumi i popullatës u rrit me gati 9 %