TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë kalimit të frontit të ftohtë dhe masave ajrore të lagështa.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri ne mesdite dhe më pas kthjellime.
Parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formë shtrëngatash në pjesën qendër-veriore dhe të lartë në formë stuhish gjatë natës kryesisht në pjesën jugore. Gjatë ditës reshjet mbeten të pranishme deri në mesditë me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri mesatare, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 deri 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/19 | Re shi diell |
| Kukës | 13/20 | Re shi diell |
| Lezhë | 15/20 | Re shi diell |
| Dibër | 10/19 | Re shi diell |
| Durrës | 14/24 | Re shi diell |
| Tiranë | 16/24 | Re shi diell |
| Elbasan | 13/24 | Re shi diell |
| Berat | 14/26 | Re shi diell |
| Vlorë | 17/27 | Re shi diell |
| Korçë | 11/20 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 12/22 | Re shi diell |
| Sarandë | 17/26 | Re shi diell |












