Ballina Flash

Kushi i bashkohet veprimtarisë sportive të nxënësve


Tiranë/29 shtator/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i është bashkuar veprimtarive të ndryshme sportive të organizuara nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.

Nga data 23 shtator në të gjitha shkollat e Shqipërisë janë zhvilluar aktivitete sensibilizuese për promovimin e vlerave që ka sporti për një jetë të shëndetshme.

Ky është viti i tretë që vendi ynë merr pjesë në këtë organizim sportiv, i cili mbahet javën e fundit të muajit shtator në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Në fokus të kësaj jave, krahas promovimit të sportit dhe aktivitetit fizik në të gjithë Evropën, jepen edhe këshilla të vlefshme për nxënësit, siç është kujdesi për higjienën, kujdesi me ushqimet, kujdesi me gjumin e mjaftueshëm dhe herët, si dhe me aktivitetet fizike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Botërore e Zemrës, rreth 350 mijë pacientë përfituan barna falas
Artikulli tjetërArrestohen 6 drejtues dhe pezullohen 24 leje drejtimi në Durrës