Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 79 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 79 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë-Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë.

“Janë 514 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë”, njoftoi MSHMS.

Statistika (26 shtator 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 808

Testime totale 1,979,562
Raste pozitive 330,920
Raste të shëruara 326,817
Raste aktive 514
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253
Elbasan 52
Fier 42
Vlorë 37
Shkodër 28
Durrës 25

Dibër 20
Korçë 17
Lezhë 13
Gjirokastër 11
Berat 11
Kukës 5

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDEMOGRAFI- Destatis: Popullsia gjermane i kalon 84 milionë banorët
Artikulli tjetërBRUKSEL- Stoltenberg: NATO e palëkundur në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës