Ballina Flash

KROACI- Hapet ekspozita “Bota e Robotëve”

ZAGREP, 27 shtator /ATSH-AA/ – Ekspozita “Bota e Robotëve” e hapur në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, pret shumë robotë, nga robotët që janë shfaqur në filma e deri tek ata që ndihmojnë në punët e shtëpisë.

Ekspozita e hapur në galerinë e “Klovicevi Dvori”, mundëson që entuziastët të shohin nga afër robotë të shumtë duke filluar nga karakteret e filmit “Star Wars”, robotit terminator dhe robotit Wall-e.

Qeni robot “Koko” ishte në fokus të ekspozitës,ndërsa edhe macja robot që ecte nëpër zonën e ekspozitës u ndjek me interes.

Ekspozita në Zagreb do të qëndrojë e hapur 3 muaj.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmat e natës së katërt të TIFF
Artikulli tjetërPse nuk duhet larë pula para se të gatuhet?