Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 shtator 2022

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Prej mesditës parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Vranësirat do të vijojnë të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri në 7-12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/21 Shi
Kukës 15/19 Shi
Lezhë 15/23 Shi
Dibër 13/18 Shi
Durrës 16/23 Shi
Tiranë 15/23 Shi
Elbasan 15/21 Shi rrufe
Berat 14/23 Shi rrufe
Vlorë 17/24 Shi
Korçë 12/18 Shi
Gjirokastër 11/24 Shi rrufe
Sarandë 17/24 Shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOTO GP – Japonia, stacioni i radhës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/9/2022