Ballina Flash

“Rini dhe çmenduri” shfaqja premierë në teatrin e Fierit

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ “Rini dhe çmenduri” është shfaqja premierë e cila shfaqet në teatrin e Bylisit në Fier në datat 25-29 shtator.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ftoi sot qytetarët që të ndjekin këtë shfaqje e cila është produksion i “Fondit të teatrit për të rinj”,  mbështetur nga Ministria e Kulturës , Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Teatri “Bylis”, Fier.

Alba Shtëmbari është regjisorja shfaqjes ndërsa aktorë janë Ledian Gjeçi, Antonela Cina, Ana Kuqo, Ergi Hasani.

“Rini dhe Çmenduri” një dramë e fortë nga John Osborne, e cila trajton problemet e ankthshme të një martese individësh inteligjent, por me disbalanca sociale dhe ekonomike. Trajton krizën e një shoqërie indiferente, të korruptuar, pa moral e pa ambicie për dije”, u shpreh ministrja Margariti në një postim në rrjetet sociale.

“‘Rini dhe Çmenduri’ është një dramë e cila na bën të shohim qartë pasojat qe sjell indiferenca, dhe shkatërrimin qe sjell zemërimi. Një dramë e cila na trondit, por njëkohësisht edhe na zgjon”, tha Margariti.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetëm një rast me COVID-19 në Kosovë
Artikulli tjetërMSHMS: 23 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit