Ballina Aktualitet

Spanja, mbështetje për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim pune senatorin spanjoll Josè Cepeda.

Cepeda ndodhet në Shqipëri, si mik i vendit tonë dhe i Kuvendit, por edhe në kuadrin e përgatitjeve për hartimin e raportit të Unionit Parlamentar Ndërparlamentar mbi sigurinë kibernetike.

Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit e Senatit të Spanjës.

Nikolla i shprehu senatorit Cepeda mirënjohjen për mbështetjen e vendosur të Spanjës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të negociatave.

Nikolla dhe Cepeda përcaktuan rritjen e mbrojtjes dhe të sigurisë kibernetike si një prioritet të bashkëpunimit parlamentar me Spanjën.

Kryetarja Nikolla dhe senatori Cepeda diskutuan edhe për prioritetet e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Unionit Parlamentar Ndërparlamentar.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 15 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërBalla inspekton punimet e rrugës Levan-Frakull: U shërben mbi 10 mijë banorëve