Ballina Aktualitet

Rama takim me Presidentin e Këshillit Evropian

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit Nju-Jork zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Nju-Jork, me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel”, u shpreh Rama ndërsa publikon në rrjetet sociale foto nga ky takim.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të  sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai do t’i adresohet sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me një fjalë.

Sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bën bashkë liderë botërorë, aktivistë të shoqërisë civile, protagonistë të sektorit privat dhe të rinj nga e gjithë bota, në samite të ndryshme, debate dhe dialog, në qytetin e Nju-Jorkut, për një periudhë kohe dyjavore.

Sot Rama u takua edhe me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav. Lajçak.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe zv/president i Komisionit Evropian, Joseph Borrel.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtues të lartë të OKB, liderë, politikanë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Truss: Paralajmërimi i Putinit për mobilizim ushtarak, një deklaratë dobësie
Artikulli tjetërAUV urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve Wudy