BRUKSEL, 19 shtator /ATSH-ANSA/ – Një programi ri trajnimi për gazetarët e Ballkanit Perëndimor prej dy milionë eurosh, për të mbështetur lirinë e shtypit në rajon është njoftuar nga Komisioni Europian gjatë një takimi të mediave në Shkup.
”Mbrojtja e të drejtave fondamentale si liria e mjeteve të komunikimit është thelbësore për përparimin në rrugën drejt BE”, tha komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, duke theksuar nevojën e Ballkanit Perëndimor për impulse të reja në sektorin e informacionit.
Programet e BE, që kanë mbështetur lirinë e shtypit në periudhën 2014-2020 janë të ndryshme, që nga programi i bashkëpunimit me Këshillin e Europës, asistenca gjyqësore mbi lirinë e shprehjes dhe mediat (për 2,5 milionë euro), rrjeti rajonal i shoqatave të gazetarëve (financuar me 1,2 milion euro), subvencionet e drejtpërdrejta në fondin europian për demokraci (4 miliona euro) deri te financimi i organeve të vogla të informacionit si gazetarë, blogerë dhe organizata joqeveritare./ /os/ a.jor.





















