TIRANË, 19 shtator /ATSH-I.Vata/ Nën drejtimin e dy bashkëkryetareve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi, u zhvillua mbledhja e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
Denaj, në fjalën e saj u shpreh se ky komision do të dalë me rekomandime shumë të rëndësishme për të përmirësuar çdo gjë që është sjellë nga dëgjesat dhe opinionet e ekspertëve pranë komisionit.
Ndërsa më tej Çupi, shtoi se duhej të kishte një rishikim të hartës territoriale duke marrë parasysh propozimet e bëra nga Partia Demokratike.
Anëtarët e komisionit diskutuan për çështje të ndryshme mbi seancat dëgjimore që do të zhvillohen në komision, opinionet e ekspertëve, pyetjet e dërguara institucioneve etj.
Pas diskutimeve, komisioni përcaktoi me konsensus programin e punës që do të ndjekë në vijim.
/j.p/r.e/






















