Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19.9.2018

SHANGAI (Kinë) – Konferencë botërore për inteligjencën artificiale.

PHENIAN (Kore e Veriut) – Dita e dytë e samitit treditor midis presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

TIANJIN (Kinë) – Kryeministri kinez, Li Keqiang do të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik Botërore i organizuar në Tianjin.

SALZBURG (Austri) – Darkë pune e liderëve të shteteve të BE-së para samitit informal ku në fokus të bisedimeve do të jetë çështja migratore.

VJENË (Austri) – IAEA-ja, përgjegjëse për mbikëqyrjen e instalimeve iraniane, po zhvillon asamblenë e saj të përgjithshme në një moment kritik për vijueshmërinë e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

PARIS (Francë) – Seancë dëgjimore në komisionin hetimor të Senatit për Alexandre Benalla, i filmuar në incidentet e regjistruara më 1 maj, dhe dy personave të tjerë.

IMMENDINGEN (Gjermani) – Fjalim i kancelares Angela Merkel për makinat autonome me rastin e përurimit të një qendre të re e testimit të teknologjive të reja të prodhuesit të automjeteve ”Daimler”.

STAMBOLL (Turqi) – Nis procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit të CHP-së, Eren Erdem i akuzuar për veprimtari terroriste, i cili rrezikon deri në 22 vite burg.

KOPENHAGË (Danimarkë)  – Danske Bank:Përfundimet e hetimit të brendshëm për akuzat e pastrimit të parave.

ATHINË (Greqi) – Komisioneri europian për çështjet migratore, Dimitris Avramopoulos do të takohet me kryeministrin Aleksis Cipras në sfondin e rinisjes së tensioneve migratore në Greqi.

GJENEVË (Zvicër) – Deklaratë e kreut të diplomacisë hungareze në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB.

MYRYLE BEACH (SHBA) – Presidenti amerikan, Donald Trump viziton zonat e prekura nga uragani ”Florence”./ /v.b/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 19 shtator 2018
Artikulli tjetër”Festa e Miqësisë”, argëtim dhe muzikë në Berat