Ballina Flash

Përkujtohet mbyllja e Legatës së SHBA në Tiranë

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot përvjetorin e Legatës së SHBA në Tiranë, e cila u mbyll zyrtarisht pas pushtimit italian më 16 shtator 1939.

“Ministri i fundit i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant, u largua nga vendi më 27 shtator 1939”, bën të ditur Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasada publikoi edhe një foto të bërë po atë vit ku Hugh G. Grant ndodhet në Teqenë e Krujës së bashku me Babain e Teqesë.

“Kjo foto e bërë po atë vit tregon, ulur Hugh G. Grant (në të majtë) në Teqenë e Krujës së bashku me Babain e Teqesë në mes dhe, në këmbë, zyrtarët e tjerë amerikanë Erich W. A. ​​Hoffman, Anthony Stevens dhe punonjësit shqiptarë Loni Adami dhe Kolë Kuqali”, thekson Ambasada e SHBA.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak18 shtetas në pranga në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërJAPONI – Deficit tregtar rekord prej 19 miliardë dollarësh, ndërsa kostot e energjisë rriten