TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, është gjithmonë e gatshme për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale në përkujtim të 11 shtatorit 2001, Peleshi shprehu krenarinë që shqiptarët u rreshtuan në krahun e duhur të historisë.
“21 vjet më parë, terroristët ndërmorën një akt lufte ndaj Shteteve të Bashkuara, një akt i cili ndryshoi botën përgjithmonë. Krenarë që shqiptarët u rreshtuan në krahun e duhur të historisë, në krahun e popullit të SHBA-së, me bindjen se lufta kundër terrorrizmit, është lufta për një botë më të mirë”, nënvizon ministri.
Si vend anëtar i NATO-s, Peleshi deklaron se “jemi gjithmonë të gatshëm për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.























