Ballina Flash

Parashikimi i motit, 11 shtator 2022

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat kalimtare hera herës deri të dendura.

Në zonën e veriut dhe atë të qendrës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e verilindjes reshjet do jenë me intensitet mesatar dhe hera herës në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim  jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/28 Diell re/shi
Kukës 13/23 Diell re/shi
Lezhë 16/26 Diell re/shi
Dibër 12/26 Diell re/shi
Durrës 18/30 Diell re/shi
Tiranë 19/30 Diell re/shi
Elbasan 18/32 Diell re/shi
Berat 17/34 Diell re
Vlorë 20/31 Diell re
Korçë 13/26 Diell re
Gjirokastër 14/32 Diell re
Sarandë 18/31 Diell re

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: SHBA, mundësi konkrete financimi për Skavicën dhe TEC Vlorë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/9/2022