Ballina Bota

POLONI – Kriza falimenton rreth 15 000 kompani

VARSHAVË, 9 shtator /ATSH–PAP/ – Më shumë se 14 600 kompani polake u hoqën nga Regjistri Zyrtar në gusht, pasi shpallën falimentimin.

”Kjo është një rritje prej 6,9% krahasuar me muajin e kaluar”, njoftoi Zyra Qendrore polake e Statistikave (GUS).

”Megjithatë, 32 434 kompani të reja u regjistruan në gusht dhe numri ishte 4,5% më i lartë se në muajin korrik”, theksoi GUS-i.

Në gusht ishin rreth 619 400 kompani me aktivitet të pezulluar dhe numri i tyre u rrit me 1,4% gjatë muajit të fundit të verës./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjoftohet kandidatura e Shqipërisë në “Oscars”
Artikulli tjetërÇuçi në Farkë: Konfiskim i ndërtesës me rreth 1200 m2 jashtë lejes, ndërtuesi ka 2 opsione