Ballina Flash

“Adopto 1 Monument”, thirrje e DRTK Shkodër drejtuar gjimnazeve

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Në kuadër të muajit shtator, i njohur si muaji i Trashëgimisë Kulturore, DRTK Shkodër ka prezantuar nismën e re “Adopto 1 Monument”.

Kjo nismë, është një ftesë e hapur për të gjithë gjimnazet e bashkisë Shkodër, si shenjë e njohjes dhe ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë tonë kulturore, përmes realizimit të veprimtarive me karakter edukativ e kulturor, nga nxënësit e këtyre shkollave.

DRTK Shkodër, si iniciatore e kësaj nisme, me mbështetjen e ZVA Shkodër, do të bashkëpunojë me shkollat e mesme, ku do t’i mbështesë në realizimin e një sërë veprimtarish për njohjen, ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Specialistët e trashëgimisë pranë DRTK Shkodër, do të ofrojnë leksione dhe biseda informimi për rëndësinë e monumentit në veçanti dhe të trashëgimisë kulturore, ndërsa shkollat do të kujdesen për të sjellë në vëmendje rëndësinë e monumentit duke organizuar aktivitete periodike.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, fton çdo gjimnaz të qytetit të Shkodrës që dëshiron t’i bashkohet nismës, të përzgjedhë monumentin që ata dëshirojnë të kenë nën përkujdesin e tyre, duke shkruar në drtkshkodë[email protected], deri më datë 20 shtator, si dhe të konceptojnë aktivitete për promovimin e këtyre pasurive.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: Nderojmë kujtimin e martirëve të Postribës
Artikulli tjetërIbrahimaj, takim me drejtoren rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor