Ballina Bota

BM – Truss: Lufta e Putinit po rrit çmimet globale të gazit

LONDËR, 8 shtator /ATSH/ – Ekspertët dhe organizatat bamirëse kanë paralajmëruar se  faturat e larta të energjisë do të rrezikojnë jetën e britanikëve këtë dimër, pasi ata po luftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës së përditshme, shkruan BBC.

Rritja e faturave të konsumatorëve vjen pas rritjes së madhe të gazit me shumicë për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili ka reduktuar furnizimet me gazin rus.

Kryeministrja britanike Truss tha se ”familjet dhe bizneset janë të shqetësuara se si do t’ia dalin mbanë këtë vjeshtë dhe dimër”.

”Lufta e Putinit në Ukrainë po bën që çmimet globale të rriten dhe kjo vetëm sa e ka bërë të qartë se ne duhet të rrisim sigurinë dhe furnizimin afatgjatë të energjisë”, theksoi ajo.

Shuma përfundimtare e financimeve të qeverisë britanike do të varet nga kostoja e energjisë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, që mund të jetë jashtëzakonisht e paqëndrueshme si dhe nga oferta e mundshme e mbështetjes shtesë për familjet më të cenueshme.

Plani i Truss për të ngrirë faturat e energjisë elektrike, që do të paraqitet sot, është 150 miliardë sterlina./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Sterlina britanike në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 1985
Artikulli tjetërKurti kërkon nga mësimdhënësit që t’i kthehen mësimit