TIRANË, 18 shtator/ATSH/- Rreth 280 banorë të rrugës “Sami Repishti” në Shkodër, prej të cilëve 60 fëmijë të pallateve dhe shtëpive që ndodhen aty, do të përfitojnë nga rikonstruksioni i saj.
Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “punimet në këtë rrugë janë drejt përfundimit të plotë. Kjo rrugë me një sipërfaqe prej 1400 m2, ishte e degraduar dhe me një rrjet të dëmtuar të ujësjellësit”.
“Prej shumë vitesh ky segment nuk ka pasur ndërhyrje në infrastrukturën rrugore dhe kjo ka bërë që gjendja e saj të jetë aq kritike sa që të vështirësohej edhe kalimi i qytetarëve, sidomos në kohë reshjesh”, shprehet bashkia.
Sipas bashkisë, synimet e projektit ishin mundësimi i një jete më të mirë, krijimi i hapësirave më miqësore për një cilësi dhe siguri më të lartë”.
Konkretisht rikonstruksioni i rrugës “Sami Repishti” konsistonte në përmirësimin e mjedisit urban dhe në mënyrë të veçantë të kthimit në një rrugë me standarde në shërbim të komunitetit. Ndërhyrja në rrjetin nëntokësor dhe në sistemimin e asfaltimit, rrisin cilësinë dhe sigurinë e jetës së banorëve. /k.s/ /a.g/












