Ballina Flash

Parashikimi i motit, 6 shtator 2022

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në relievet malore dhe në jugperëndim në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/32 Diell re
Kukës 16/30 Diell re shi
Lezhë 21/29 Diell re
Dibër 13/30 Diell re shi
Durrës 19/30 Diell re
Tiranë 20/31 Diell re
Elbasan 18/31 Diell re shi
Berat 18/31 Diell re
Vlorë 16/29 Diell re shi
Korcë 13/27 Diell re shi
Gjirokastër 17/31 Diell re shi
Sarandë 15/30 Diell re shi

 

 

                                                               

                 

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Meta mund të ketë zhdukur dosjen në marrëveshje me Berishën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/09/2022