Ballina Flash

Parashikimi i motit, 31 gusht 2022

TIRANË, 31 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë do të ketë ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Reshje shiu përgjatë zonave të ulëta e në zonat malore reshje shiu të cilat hera-herë pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në brigjet detare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/32 Diell re shi
Kukës 15/29 Diell re shi rrufe
Lezhë 19/31 Diell re
Dibër 13/28 Diell re shi rrufe
Durrës 19/31 Diell re
Tiranë 18/32 Diell re shi
Elbasan 17/31 Diell re shi
Berat 15/32 Diell re shi
Vlorë 18/31 Diell re
Korcë 12/27 Diell re shi
Gjirokastër 13/31 Diell re shi
Sarandë 17/31 Diell re

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInfantino: Siguria në Kupën e Botës në Katar do të jetë maksimale
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/08/ 2022