TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Ditën e nesërme do të mbahet në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një pritje për kampionin e botës në boks, Florian Marku.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ftoi qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni në nderim të një tjetër krenarie kuqezi, kampionit që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës.
“Nesër, 27 gusht, ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, shkruan Rama.
Boksieri shqiptar Florian Marku u shpall mbrëmë fitues i ndeshjes në “Air Albania” përballë kundërshtarit meksikan, Miguel Parra Ramirez.
Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra Ramirez.
Marku vazhdon dominimin në ringun profesionist, ku nuk njeh humbje.
/m.m/r.e/













