Ballina Aktualitet

Xhaçka-Hohmann: Bashkëpunim për të çuar përpara procesin e negociatave

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Hohman diskutuan për rrugëtimin që e pret Shqipërinë pas hapjes formale të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, kryediplomatja Xhaçka theksoi se mirëpret bashkëpunimin me ambasadoren Hohmann për të çuar përpara procesin e negociatave.

Ndërsa ambasadorja e BE-së, e konsideroi takimin me ministren  për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka si një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin BE  – Shqipëri në nivel të shumanshëm.

“Së bashku mund të përballim sfidat e shumta për sigurinë dhe prosperitetin tonë të përbashkët. Mezi pres të punojmë së bashku”, u shpreh Hohmann në një postim në rrjetet sociale.

Christiane Hohmann u emërua Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në muajin qershor, pak kohë pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonusi i bebes, Rama: Përfituan mbi 22 mijë fëmijë
Artikulli tjetërKALE – Evakuohen pasagjerët e trenit të prishur nën kanalin e La Manshit