Ballina Bota

KIEV – Zelensky rikonfirmon sovranitetin e Ukrainës mbi Gadishullin e Krimesë

KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar ushtrimin e sovranitetit të vendit të tij mbi Krimenë gjatë një konference ndërkombëtare për statusin e gadishullit të Detit të Zi.

“Do të doja që të gjithë ta dini se ne do të kthehemi në çdo rast”, tha Zelensky. Ai akuzoi pjesë të bashkësisë ndërkombëtare për fshirjen e aneksimit rus të vitit 2014.

“Një vend i parajsës u shndërrua në një rajon depresiv dhe të varur, në një rajon me gardhe të larta, tela me gjemba dhe paligjshmëri”, tha Zelensky.

“Për ukrainasit, Krimea nuk ishte vetëm një pjesë territori, por, Krimea është pjesë e popullit tonë, pjesë e shoqërisë sonë”, theksoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Scholz siguron Ukrainën për mbështetje të vazhdueshme
Artikulli tjetërBerisha nga Dibra: Shqipërisë po i ikën e ardhmja