Ballina Aktualitet

Aksidentet rrugore u ulën me 7,9 %

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Në muajin korrik numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në korrikun e vitit 2021.

INSTAT publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore, sipas të cilit numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,9 %.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 150 persona, nga 175 që ishte në muajin korrik 2021. Ndërkohë, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 6 persona, nga 13 persona të vdekur në korrik 2021.

Aksidentet rrugore, në 87,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Inflacioni rritet në 9,8% në BE dhe 8,9% në eurozonë
Artikulli tjetërPelegrinazhi në Tomor, Demo apelon për respekt ndaj natyrës