Ballina Flash

Vuçiç me Lajçak: Zgjidhja e kompromisit të bëhet përmes dialogut

PRISHTINË, 17 gusht /ATSH/ Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka biseduar sot në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak.

“Në një bisedë të hapur me Lajçak, kam ripërsëritur vendosmërinë e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

“Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara dhe të pranuara nga Brukseli”, shtoi ai.

Gjatë ditës Vuçiç në Bruksel është takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO- Jens Stoltenberg.

Nesër në Bruksel mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKriza energjetike, ME themelon Komitetin Teknik Emergjent
Artikulli tjetërITALI – Grupi spanjoll i ekuipazhit shpëton 100 migrantë në Detin Mesdhe