TIRANË, 15 gusht /ATSH-I.Vata/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar sot transparencë në lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit.
Në një konferencë me mediet, Meta se është një detyrim absolut dhe kombëtar që të bëhen publike urgjentisht, pronarët fundorë të kompanisë partnere të koncesionit, vlera, burimi, mënyra, koha dhe garancitë ligjore të kryerjes së këtij investimi të parashikuar apo të pretenduar.
“Është shumë e rëndë dhe e papranueshme dhe me pasoja të paparashikueshme ekonomike dhe financiare por gjithashtu edhe të luftës së pastrimit të parasë dhe të sigurisë kombëtare dhe publike, nëse kompania partnere do jetë e regjistruar në parajsa fiskale. Shqipëria nën trysninë e Këshillit të Europës dhe të institucioneve ndërkombëtare ku është e integruar ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundor të kompanive grackë. Shteti shqiptar përmes këtyre vendimeve të bëra tërësisht në errësirë kapitalizon mbi 1.5 milionë m2 sipërfaqe trualli të Portit të Durrësit me një vlerë jashtëzakonisht të lartë si aseti më strategjik i vendit e cila do të ishte automatikisht sipas kësaj marrëveshje pronë e koncesionarit. Një pasuri e tillë e një rëndësie strategjike kombëtare nuk do të jetë pronë e shteti shqiptar por do të ishte privatizuar dehure që në çastin e derdhjes si kontribut në kapitalin e koncesionarit në të cilin administrimi e bënë partneri privat që zotëron 705 të aksioneve. Dhe në rast konflikti potencial në të ardhmen zgjidhja mund të kryhet vetëm në gjykata ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme për tu bërë sa më parë të qarta se cilat do jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare afatgjatë të shprehura në vlera financiare dhe investimet që do të vinin nga ky koncesion. Cilat janë të thëna ligjore, teknike, ekonomike, e financiare, koha e ndërtimit dhe subjektet që do të kenë monopolin e shërbimeve portale në potin e ri të Porto Romanos”, tha ai.
Në vijim, Meta tha se me këtë rast LSI në të kaluarën dhe tashmë PL përmes deputetit Petrit Vasili i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës, për dijeni edhe Ramës, që të japin përgjigje brenda afateve për këto pyetje.
“A është dhënë statusi i investitorit strategjik? Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status? Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group”? Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur? A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum? Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse? Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti”? Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendndodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës? Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh? Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt dhe a cenon marrëveshjen e stabilizimit-asociimit? Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt. Këto duhet të marrin përgjigje brenda kohës së duhur”, tha ai.
/j.p/r.e/






















