Ballina Ekonomi

KESH: Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, 722.9 GWh

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 17 000 MWh, ndërsa rezerva energjetike zbret në 722.9 GWh.

KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 278.62 m, ndërsa prurjet janë vetëm 60 m3/s.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 87 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 278.62 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 174.08 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.67 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 60 m3/s, në HEC-in e Komanit 20 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 7 m3/s.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 site të trashëgimisë kulturore me bileta online
Artikulli tjetërKorça me aeroport turistik për fluturimet sportive