LONDËR, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Një aneksim i Irlandës së Veriut te BE apo një Britani e Madhe e shndërruar në vasale e Bruxelit janë këto dy tematikat dhe sfidat e kryeministres Theresa May sipas parashikimeve të ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson, që sot kthehet në sulm sërish kundër qeverisë nga ku është larguar dy muaj më pare, sipas ”Daily Telegraph”.
Johnson, nismëtar i një rryme kundër May dhe polemikave në Partinë Konservatore, vë në dukje një skenë shkatërrimtare spektakolare të qeverisë May, e cila nuk po i ndryshon qëndrimet mbi çështjet e sipërpërmendura.
Ai merr në shqyrtim perspektivën e një marrëveshjeje me Brukselin mbi kufirin e hapur të Irlandës dhe Irlandës së Veriut e garantuar nga mekanizmi ”backstop” (”frenat e emergjencës”) që imponon ‘’status quo’’ deri në identifikimin e një zgjidhjeje të përbashkët.
“Një monstruozitet që do të injorojë Londrën”, theksoi Johnson./ /os/ a.jor.






















