Ballina Flash

Stafi civil dhe i policisë në DPB dhurojnë gjak

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Stafi civil dhe i policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duke falënderuar të gjithë vullnetarët është shprehur në një postim në rrjetet sociale se, “bashkëpunimi me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq do të vijojë edhe në të gjitha IEVP e vendit”.

“Me gjestin tuaj të thjeshtë jeni bërë heroi për jetën e një prej 700 fëmijëve talasemikë në vend”, tha Manja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI -Moska  akuzon sërish Ukrainën për bombardimin e centralit bërthamor
Artikulli tjetërLars von Trier diagnostikohet me Parkinson